Shqip English

Riaktivizimit te fushave të tenisit në kompleksin sportiv ’ Karagaq’ - Peje


17 June 2009

Me vet iniciativë të disa entuziastëve të tenisit te qytetit të Pejës pas plot 5 viteve filluan punimet rreth riaktivizimit te fushave të tenisit në kompleksin sportiv ’ Karagaq’. Dje dhe sot është bërë pastrimi i tereneve nga dheu dhe gërmadhat të cilat ishin krijuar gjatë 5 viteve te kaluara ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet që te fillohet me shtruarjen e tereneve me rërë dhe materiale tjera të nevojshme për rivitalizimin e fushave egzistuese. Mjetet financiare për pastrimin e fushës janë siguruar nga vet ish-tenistët pejan përderisa për vazhdimin e punimeve pritet te gjinden sponzorët e nevojshëm. Për riaktivizimin e fushave ndihmë ka premtuar edhe Kuvendi Komunal i Pejës