Shqip English

Referët kosovar të tenisit në DAVIS CUP 2018


Referët kosovar të tenisit në DAVIS CUP 2018

04 April 2018

5 referë nga Kosova, Fatmir Kabashi, Rifat Kasapolli, Tarkan Kosova, Argjend Lecaj dhe Arzen Rifati do te ndajnë drejtësinë ne turneun DAVIS CUP.
DAVIS CUP është ngjarja më e madhe ekipore e tenisit në konkurrencën e mashkujve e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) që zhvillohet në nivel shtetesh. Njeri prej klubeve ma te mire ne regjion,
Tenis Klub “Bellevue” nga Ulqini, perseri e ka marre persiper organizimin e kesaj ngjarjeje boterore, se bashku me Kuvendin Komunal te Ulqinit. Në Ulqin do te marrin pjesë 8 përfaqësuese të shteteve të Grupit III të Zonës Evropes: Armenia, Greece, Kosovo, Latvia, Liechtenstein, Moldova, Malta and Montenegro.
Federata e tenisit e Kosoves poashtu do te ndihmon klubin “Bellevue” me “ballboysa"nga Kosova.