Shqip English

“Prizren Open” 2019 - Adult


03 June 2019

03 qershor 2019

“Prizren Open” 2019

     
Klubi i tenisit “Prizreni” në bashkëpunim me Kuvendin Komunal të Prizrenit do të e organizojë turneun e tenisit “Prizren Open” 2019 do të mbahet në terenet e tenisit në Prizren duke filluar ditën e shtunë më 8 qershor dhe do të mbyllet me finalën e madhe, të mërkurën me 12 qershor, ditën e çlirimit të qytetit të Prizrenit. Në turne do të marrin pjesë tenisitët më të mirë të Kosovës.

Ky turne do të jetë një përgaditje e mirë për tenistët e përfaqësues së Kosovës të cilët në mesin e muajit korrik do të marrin pjesë në Davis Cup apo si njihet ndryshe Kampionati Botëror në Tenis që do të mbahet në San Marino.

Paraqitja e lojtarëve për turne bëhet deri të enjtën më 06.06.2019 në ora 17:00.

Shorti hedhet të premten më 07.06.2019 në orën 18:00.

Paraqitja bëhet përmes e-mailit tek argjend_lecaj@live.com