Shqip English

Prishtina, Kampione Ekipore e Kosovës në Tenis


Prishtina, Kampione Ekipore e Kosovës në Tenis

26 November 2017

Klubi i tenisit “Prishtina” është Kampion ekipor i Kosovës në Tenis. Prishtina fitoi ndaj Prizrenit me rezultat të përgjithshëm 3-2, në finalën që u zhvillua në terrernet e tenisit në Prishtinë.
Dy ekipet më të mira në Kosovë ishin përforcuar më nga një tenistë nga jashtë. Prishtina kishte angazhuar tenistin më të mirë të trojeve shqipëtare, tenistin nga Ulqini, Rrezart Cungun i cili gjendet në pozitën 850 të rangimit të ATP. Prizreni në anën tjetër angazhoi maqedonasin 19 vjeqar Ivan Manasov pasi që tenisti shqipëtar nga Gostivari, Shëndrit Deari nuk mundi të paraqitej për shkak të lëndimit.
Finalja ishte e barabartë dhe u vendos në takimin e fundit të çifteve. Pikën e parë për Prishtinën e solli tenisti më i mirë nga Kosova që me rezultat 6-4, 6-4 ishte më i mirë se Burim Bytyqi. Rezultatin në 1-1 e barazoi Meldin Mustafi që e mposhti me rezultat 6-3, 6-1. Në takimin e dy tensitëve jokosovar favoriti Rrezart Cungu e tregoi klasin e tij duke mposhtur Manasovin me rezultat 6-2, 6-2 duke e sjell Prishtinën në avantazh 2-1 me lojë të përgjithëshme. Por, tenisti i ri 16 vjeqar nga Prizreni e barazoi rezultatit në 2-2 pasi që me mjaft vështërësi triumfoi ndaj Arben Islamit me rezultat 1-6, 7-6, 6-2.
Takimi i çifteve ishte ai që përcaktonte se cili ekip do të jetë kampion i vitit 2017. Dyshja nga Prishtina, Cungu-Bajraliu me rezultat 6-3 triumfoi në setin e parë. Tenistët prizrenas Bytyqi-Manasov në setin e dytë ishin duke udhëhequr me rezultat 3-1 në gema dhe kishin shërbimin në favor të tyre. Por, prishtinasit arritën të e rikthejnë plotësisht rezultatin dhe me rezultat 6-3, 6-3 arritën të ja sjellin ekipit të tyre titullin e katërt ekipor të Kosovës në Tenis. Tani Prishtina dhe Prizreni kanë nga katër tituj kampioni ekipor të Kosovës në Tenis.
Kupën ekipit fitues e ndau anëtari i Bordit të FTK, Vërshim Hatipi.

Per foto KLIKO