Shqip English

Prishtina kampion i Kosoves per vitin 2012


Prishtina kampion i Kosoves per vitin 2012

05 November 2012

Me daten 04 Nentor, ne terrenet e tenisit te Qendres Sportive “Sezai Surroi” ne Prizren, u mbajt finalja e liges se Kosoves ne tennis. U takuan Klubi i Tenisit Prizreni kunder KT Prishtina (Tennis Prishtina). Pas nje takimi qe u zhvillua ne kohe te bukur te Nentorit, fitoi KT Prishtina me rezultat 3:1 ne meqe. Pas nje sezone te gjate dhe te suksesshme te tenisit, e cila karakterizohet me mbajrvajtjen e shume turneve ne te gjitha kategorite anembane Kosoves, me kete takim, Federata permbylli garat e Liges ne vitin 2012. Liga filloi ne fillim te sezones 2012 dhe ne te u inkuadruan shumica e klubeve dhe ne takimet gjysemfinale te liges, te cilat u mbajten muajin e kaluar u takuan: KT Prishtina Vs. KT Dielli dhe KT Prizreni Vs. KT Trepca. Ne finale hyne 2 klubet me senioret me te forte ne Kosove, KT Prishtina VS KT Prizreni. Finalja e liges filloi te Dielen ne ora 1130. Nga KT Prishtina morren pjese: Granit Bajraliu (momentalisht NO 1 ne KS), Behar Kurteshi (ish kampioni disa vjeqar i KS), Besart Halimi dhe Arben Islami (luajti ne lige per here te pare pas vitit 2001). Nga KT Prizreni morren pjese: Gurash Hasani (disa here NO 1 ne KS), Burim Bytyqi, Durim Morina dhe Argjent Lecaj. U takuan: Granit Bajraliu Vs. Gurash Hasani 0-6, 6-1, 1-6 , Fitoi Graniti (PR) 2:1 Behar Kurteshi Vs. Burim Bytyqi 3-6,1-6, Fitoi Burimi (PZ) 2:0 Besart Halimi Vs. Durim Morina 6-7, 7-6, 6-4, Fitoi Besarti (PR) 2:1 Arben Islami Vs. Argjent Lecaj 6:0, 6:0, Fitoi Arbeni (PR) 2:0 Ne meqin e pare, Graniti ishte bindshem me i mire se rivali i tij disavjeqar, Gurash Hasani. Graniti luante topa me te sigurte, bente me pak gabime se Gurashi, ku ky i fundit beri gabime si ne loje ashtu edhe gjate sherbimit. Graniti ishte me i kthjellet dhe i sigurte ne loje. Gurashi ne kete meq tregoi performance shume me te plogesht se nga meqet tjera qe jemi mesuar ta shofim. Ne meqin e dyte, tenisti nga Prizreni, Burim Bytyqi ishte bindshem me i mire se kampioni disa vjeqar i turneve, Behar Kurteshi nga Prishtina. Burimi me nje loje te menqur dhe me gjuajtje anesore, beri qe Behari mos ta gjen kurre veten si ne meqet e kaluara. Perveq kesaj, Burimi ishte shume mire i pregaditur me kondicion, gje qe ishte vendimtare ne kete meq. Meqi trete ishte maratonik. Besart Halimi dhe Durim Morina treguan nje meq te barabarte gjate gjithe kohes. Meqi u karakterizua me mbajtje te gjate te topit dhe pritje qe kundershtari te beje gabime. Jane pare shume pak iniciativa per te bere poena vetanake ose per te dale ne rrjete. Pas kthesave shume te medha dhe momenteve dramatike, Durimin e leshonte forca dhe i shfaqeshin ngerqe te shpeshta, te cilat benin qe meqi te nderpritet disa here. Pas 2 seteve te barabarta me 7:6 dhe 6:7, ne setin e trete, Durimi ndaj Besartit kushte epersine me 4:1 ne gejme dhe pritej momenti i fitores se prizrenasit. Pas rezultatit 1:4 ne setin e trete, Besarti ndryshoi taktiken dhe filloi te mos bente gabime gje qe beri kthimin e rezultatit dhe arritjen e fitores ne 6:4 ne setin e trete. Ne meqin e katert u takuan ish-kampioni i 8 fishte i Kosoves, Arben Islami, i cili u perball me tenistin nga Prizreni, Argjent Lecaj. Qe nga fillimi, Arbeni tregoi maturi dhe bente goditje te forta me spin ne pjeset anesore te fushes duke bere qe Argjenti te humb setin e pare 0:6. Me taktiken e iniciatorit te lojes, Arbeni gjate gjithe kohes bente goditje me top spin, te cilat shumicen e shikuesve i ktheu ne kujtesen e kohes se dominimit te Arbenit ne vitet e tija te arta. Argjenti ne te shumten e rasteve nuk mundi te gjeje zgjidhje per kthimin e topave te larta te drejtuara drejt backhandit te tij. Pas shetitjeve te shumta qe Arbeni ia beri Argjentit neper fushe, ketij te dytit i iku forca dhe ne 4:0 per Arbenin, Argjenti dorezoi lojen, pra, Arbeni Vs Argjenti 2:0 ne sete. Me perfundimin e ketij meqi, Prishtina fitoi epersine ne 3:1 dhe meqi i peste i planifikuar per lojen ne cifte, nuk u mbajt. Rezultati perfundimtar, Tennis Prishtina VS KT Prizreni 3:1 Ne finale ka qen i pranishem edhe Kryetari i Federates se Tenisit, Shkelzen Domi cili edhe ja u dorezoi Kupen e Kampionatit.