Shqip English

Përfundon turneu “Tenis Arena 2018” për veteranë


Përfundon turneu “Tenis Arena 2018” për veteranë

23 April 2018

Me 21 e 22 prill 2018, në kuadër të garave zyrtare të FTK-së, u mbajt turneu i parë i vitit për veteranë në tenis “Tenis Arena 2018”. Fitues doli Përparim Veliu nga Ferizaj, i cili para dhjetëra spektatorësh dhe pas një ndeshjeje tejet sfiduese, mposhti në finale Vërshim Hatipin 6:4 6:3.
Në gjysëmfinale Përparim Veliu kishte mposhtur “Veteranin e Vitit 2017” - dhe njëherësh favoritin e turneut - Mejdi Rexhepin 6:3 2:6 10:6; ndërkaq Vërshim Hatipi e mposhti Philip Melish-in nga Mbretëria e Bashkuar 6:1 7:6(1).
Në turne ishin gjithsej 19 pjesëmarrës të grupmoshave 35+ me lojtarët fillimisht të ndarë në 4 grupe ku u luajt sipas sistemit Round Robin (secili me secilin). Dy të parët nga secili grup më pas vazhduan në çerekfinale në fazën e eliminimit.

Turneu u organizua nga Klubi i Tenisit “Tenis Arena” në Llapnasellë, me ndeshjet e luajtura tek fushat e Tenis Arena dhe të Hotel Emerald.