Shqip English

Perfundoj turneu ROG i organizuar nga Kt Sporek-Gjakove


Perfundoj turneu ROG i organizuar nga Kt Sporek-Gjakove

26 March 2017

Turneu me 30 pjesemarres 30 kaloi pa probleme dhe me nje atmosfere miqesore ne mes prindeve. Te shtunen u luajten kategorite Red dhe Orange ndersa te dielen Green.
Ne Red ishin 5 djem dhe 4 vajza dhe u luajt round robin dhe dy te paret kane luajtur edhe nje finale. Te djemte i pari doli Unik Ramadani-Kt Prizren, i dyti Sofjan Baruti-Sporek. Te vajzat e para Tiara Berisha-Sporek e dyta Jora Kabashi-Rilindja.
Ne Orange ishin 4 djem dhe 6 vajza. U luajt round robin. Te djemt vendi pare Salidin Rama-Sesahr, vendi dyte Adriatik Haliti-Sesahr. Te vajzat e para Tiara Berisha-Sporek e dyta Liza Lika-Peje.
Ne Green ishin 6 djem dhe 5 vajza. Te djemt fitues Semi Kito-Prizren, i dyti Aldin Istrefi-Trepça. Te vajzat e para Altea Hajrizi-Trepça, e dyta Dejza Shabi-Peje.

Fotot mund ti gjeni ketu: KLIKO