Shqip English

Perfundoi Turneu i Tenisit “Pavarsia” ne Tirane


Perfundoi Turneu i Tenisit “Pavarsia” ne Tirane

27 November 2017

Perfundoi Turneu i Tenisit Pavarsia per moshat +35 dhe U12 ne National Sport Park ne Tirane, me pjesemarrjen e nje numri te konsiderueshem sportistesh nga Shqiperia dhe Kosova. 
Me 25 dhe 26 nentor u zhvillua turneu per grupmosha U12, per meshkuj dhe femra. Turneu u fitua nga Melos Nallbani i cili mundi Drinor Shamollin me rezultatin 6 me 4 dhe 7 me 5.
Te femrat, turneu u fitua nga tenistja me perspektive nga Kosova, Forta Morina ndaj Juna Danit te tenis Shkodres me rezultatin 6 me 4 dhe 6 me 3.
Ndeshje mjaft interesante ne moshat +35 vjec ku ne gjysem finale dolen Holger Kosel nga Gjermania, Tedi Beni, Odeon Smailaj dhe Mildon Kumaraku. Ndeshja finale u luajt ndermjet Holger Kosel dhe Tedi Benit e cila perfundoi me rezultatin 2 me 0 ( 6 me 0 e 6 me 3 ). Ne kete event na nderuan me pjesemarrjen e tyre ambasadori i Suedise ne Shqiperi, diplomate te ndryshem dhe si gjithmone miqte nga Kosova me ne krye presidentin e Federates se Tenisit te Kosoves, z. Mejdi Rexhepi.

Per foto KLIKO