Shqip English

Perfundoi turneu i moshave U10 ne organizimin e Federates Shqiptare te Tenisit


Perfundoi turneu i moshave U10 ne organizimin e Federates Shqiptare te Tenisit

06 November 2017

Perfundoi turneu i moshave U 10 per tre kategorite(topa te kuq,portokalli dhe gjelber) ku moren pjese mbi 45 teniste te vegjel nga Tirana, Shkodra, Durresi, Korca, Kosova etj.
Pjesemarrja e larte u shoqerua edhe me nje cilesi te larte sportive qe premton per emra te perspektives ne kete sport si per meshkuj edhe per femra.
Vendin e pare per meshkuj (topi gjelber) e zuri Borin Bitraj i Teutes se Durrsit qe fitoi 2 me 0 ndaj Semi Kito te Kosoves . Per femra Altea Hajrzi e Kosoves fitoi 2 me 0 ndaj Ina Coba te Tenis Shkodra qe zuri vendin e dyte.
Per topat portokalli vendin e pare e zuri Gael Zmijani i Tenis Shkodres ndersa te dytin Ylli Smakolli i Kosoves. Per femra vendin e pare e zuri Meldina Mislimi ndaj Enia Caku qe zuri vendin e dyte.
Per topat e kuq vendin e pare e zuri Amar Aliu ndaj Diar Ymerit per meshkuj.
U dalluan Dasar Ymeri, Dhimiter Mandili,Meri Miftari,Nensi Haxhija, Matias Levani, Timoteo Arapi, Denis Gaba etj.
Faleminderim i madhe per mikepritje dhe organizmim shkon per Federaten e tenisit te Shqiperis dhe National Sport park ne Tirane.

Per foto KLIKO