Shqip English

​Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Fed Cup 2018


​Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Fed Cup 2018

13 April 2018

Tenistet më të mira të Kosovës në kategorinë e senioreve, prej 16-21 prill, marrin pjesë në garën Fed Cup 2018.
Ndeshjet zhvillohen në Tunis, Tunizi.
Kosova, bën pjesë në kuadër të Grupit III për Evropë / Afrikë. Lojërat zhvillohen në formatin Round Robin ku shtetet do të jenë të ndara në dy grupe. Varësisht shortit, Kosova do të përballet kundër 3 apo 4 shteteve në vijim: Algjerisë, Armenisë, Qipros, Islandës, Lituanisë, Madagaskarit, Maqedonisë apo Tunizisë.

Për këto gara selektori Arben Islami, i ka përzgjedhur tenistet: Arlinda Rushiti, Liridona Murati dhe Blearta Ukëhaxhaj.