Shqip English

Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Davis Cup


Përfaqësuesja e Kosovës merr pjesë në Davis Cup

03 April 2018

Tenistët më të mirë të Kosovës në kategorinë e seniorëve, prej 4-6 prill, marrin pjesë në garën Davis Cup 2018. Ndeshjet zhvillohen në fushat e Klubit të Tenisit “Ulcinj Bellevue” në Ulqin, Mali i Zi.

Kosova, bën pjesë në kuadër të Grupit III për Evropë, dhe do të përballet kundër Moldavisë, Maltës dhe Lihtenshtajnit në formatin Round Robin.

Për këto gara selektori Jeton Hadërgjonaj, i ka përzgjedhur tenistët: Genc Selita, Granit Bajraliu, Burim Bytyqi dhe Muhamed Zulji.