Shqip English

Peja “ROG” 2017


Peja “ROG” 2017

07 May 2017

Klubi i Tenisit Peja ne bashkepunim me Federaten e Tenisit te Kosoves te shtunen dhe te dielen organizoi turneun Peja ROG Open 2017 ku morren pjese te gjitha klubet kosovare.
Per shkak te motit me shi turneu eshte nderprere ne kategorine green dhe pritet te vazhdon te dielen e ardhshme. Te shtunen ne program ishin kategorite red dhe orange ku morren pjese gjithsejt 34 femije ( 10 ne te kuq dhe 24 ne orange) .
Ne kategorine topi i kuq ne konkurencen e vajzave vendi i pare i takoi Ajlla Birdaini nga Prizreni e cila ne finale ishte me e mire se Marsa Berisha nga Mitrovica ( 6/8 ; 7/3 ; 7/5 ) . Vendet e treta i takuan Tea Abazajt nga Peja dhe Rea Gojanit nga Gjakova.
Ne konkurencen e djemve ne kategorine topi i kuq i pari doli Unik Ramadani nga Prizreni pasi ne finale shenoi fitore ndaj Enes Mustafi poashtu nga Prizreni ( 8/6 ; 8/10 ; 7/5 ).  Me vende te treta u nderuan Ian Broqi nga Peja dhe Xhenan Ajradini nga Prizreni.
Ne kategorine orange te vajzat me e mira ishte Shejda Ruxhi nga Prizreni e cila ne finale doli me e mire se motra e saj Bejza Ruxhi me 2-1 ne sete . Pozitat e treta u takuan Tiara Berishes nga Sporeku dhe Anesa Mahmuti nga Peja.Te djemt titulli i me te mirit i takoi Salidin Rames nga Prizreni duke e mposhtur ne meçin final Adriatik Halitin ( 10/7 ; 10/5 ) . Me pozita te treta u nderuan Ajan Selimaj dhe Blend Pajaziti nga Peja .
Turneu eshte luajtur ne sistemin round robin ku femijet, prinderit , trajneret dhe te gjithe te pranishmit kane treguar kulture te larte sportive.
Organizatori per me te miret kishte siguruar kupa, medalje dhe mirenjohje.

Fotot mund ti gjeni ne kete link; Kliko