Shqip English

Ne Tirane perfundoi turneu i tenisit “PAVARESIA”


Ne Tirane perfundoi turneu i tenisit “PAVARESIA”

15 November 2012

Shtatë tenistë nga Kosova marrin pjesë në turneun e tenisit “Pavarësia” që u organizua në Tiranë nga ana e Federatës Shqiptare të tenisit për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Në turne marrin pjesë 40 tenistë nga trojet shqiptare. Suksesin më të madh nga tenistët kosovar e arriti Granit Bajraliu që u plasua në gjysmëfinale ku humbi nga talenti nga Ulqini Rrezart Cungu me rezultat 2 – 1 në sete, 6:4, 4:6 dhe 6:4 pas një meçi maratonik dhe shumë të fortë. Fitues i turneut doli tenisti nga Shqipëria Genajd Shypheja që në finale e mposhti Rrezart Cungun me rezultat 2-0 me sete, 6:3, 7:5 Ndër tenistët tjerë kosovar vlen të përmendet edhe hyrja në çerekfinale e Burim Bytyqit që humbi mu nga Cungu me rezultat 2-0 në sete, 4:6, 2:6. Turneu u mbajt në një atmosferë të mirë festive dhe u përshkrua me rivalitet të madh