Shqip English

MKRS-ja investon 450 mijë euro për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë


MKRS-ja investon 450 mijë euro për ndërtimin e kompleksit të Tenisit në Gjakovë

24 February 2017

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, me qëllim të realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës ”, në të cilin MKRS-ja do t’i investojë 450 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend.

Më tej, Shala shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për Komunën e Gjakovës.