Shqip English

Melos Nallbani dhe Aja Broqi triumfuan ne turneun Prizreni Open U12


Melos Nallbani dhe Aja Broqi triumfuan ne turneun Prizreni Open U12

22 October 2017

Të shtunen dhe të dielen Kt Prizreni organizoi turneun U-12 për djem dhe vajza. Turneu u zhvillua ne një frymë të vertëtë sportive dhe miqësore. Pati takime interesante dhe të bukura për sy. Dy gjysmëfinale interesante u zhvilluan te djemt sidomos takimi Melos Nallbani(Pejë) - Arbin Koro(Prizren) ku pas një loje interesante fitoi përvoja e Melosit 6:4,6:3. Ne takimin tjeter Drinor Shamolli(Prishtinë) mposhti Jon Jakupin(Rilindja)6:1,6:4. Ne finale Melosi mposhti Drinorin 6:1,6:4.
Te vajzat ne finale ashtu i pritej u plasuan Aja Broqi(Pejë) dhe Forta Morina(Rilindja).
Ne gjysmëfinale Aja mposhti Rrona Goranin(Sporek) 6:2,6:4 ndersa Forta ishte më e mirë se Rita Miftari 6:1,6:0. Finalja ishte e barabartë, tejet interesante, me kthesa në rezultat dhe ne fund triumfoi Aja 7:6,7:5.
Faliminderit prindërve për atmosferën dhe Sami Ukëhaxhajt me familje qe kishin ardhë enkas per finalet.

Fotot nga turneu: KLIKO