Shqip English

Melos Nallbani dhe Aja Broqi janë fitues të turneut “Top Reklama Open 2017” U-12


Melos Nallbani dhe Aja Broqi janë fitues të turneut “Top Reklama Open 2017” U-12

16 July 2017

Anëtaret e Klubit të Tenisit Peja, Melos Nallbani dhe Aja Broqi janë fitues të turneut Top Reklama Open 2017 U-12 i cili është organizuar nga KT Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës.
Turneu i cili zgjati dy ditë në terenet e tenisit në kompleksin sportiv Karagaçi tuboi tenistet më të mirë kosovar të kësaj grupmoshe (10 djem dhe 8 vajza).

Në meçet finale Melos Nallbani ishte bindes në duel me Yll Berishën të cilin e mposhti me 6/0 dhe 6/1 në geme përderisa në konkurrencën e vajzave pas një meçi interesant Aja Broqi ishte më e mirë se Forta Morina ndaj së cilës fitoi me 6/4 dhe 6/4 në geme.

Për Melosin dhe Ajen ky është triumfi i dyte brenda pak ditëve pasi javën e kaluar dolën më të mirët edhe në turneun Prishtina Open 2017 U-12.

Organizatori për më të mirët shpërndau mirënjohje, medalje dhe Kupa të cilat u ndanë nga anëtaret e Bordit të FTK-se Sead Jakupi dhe Ylber Shamolli si dhe nga sekretari i FTK-se Osman Reçica.

Rezultatet (djemtë) :
Xh. e 1:

Amar Sadikovic – Aldin Istrefi 3/6 , 6/0 , 10/8.
Arlind Hajrizi – Kron Hoxha 6/3 , 6/4.

1/4 e finales:

Melos Nallbani – Amar Sadikovic 6/0 , 6/0
Jon Jakupi – Leonit Nushi 6/2 , 6/7 , 10/4
Yll Berisha – Arbin Koro 6/2 , 7/5
Drinor Shamolli – Arlind Hajrizi 6/1 , 6/1

1/2 e finales:

Melos Nallbani – Jon Jakupi 6/1 , 6/3
Yll Berisha – Drinor Shamolli 6/2 , 6/2

Finalja:

Melos Nallbani – Yll Berisha 6/0 , 6/1.

Rezultatet (vajzat):

1/4 e finales:

Forta Morina – Vesa Osmani 6/0 , 6/3
Olta Bajrami – Rita Miftari 7/5 , 6/1
Rrona Gorani – Sara Belegu 6/0 , 6/3
Aja Broqi – Orinda Gega 6/2 , 6/0

1/2 e finales:

Forta Morina – Olta Bajrami 7/6 , 1/6 , 10/5
Aja Broqi – Rrona Gorani 6/2 , 6/3

Finalja:

Aja Broqi – Forta Morina 6/4 . 6/4

Fotot mund ti gjeni KETU