Shqip English

Mejdi Rexhepi zgjedhet kryetar i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës


Mejdi Rexhepi zgjedhet kryetar i ri i Federatës së Tenisit të Kosovës

29 October 2016

Ansambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FTK-së, ka zgjedhur Mejdi Rexhepin, kryetar të ri të Federatës së Tenisit të Kosovës. Rexhepi morri besimin e delegatëve me 29 vota gjersa kundërkandidati i tij Tarkan Kosova morri 2 vota.
          Në fillim ish kryetari i FTK-së në periudhën 2009-2016 (dy mandate), Shkelzen Domi me një prezentim shpalosi punën e bërë gjatë kësaj periudhe që kishte sfida të shumta si ndërkombëtarizimi, infrastruktura, organizimi i federatës etj.
          Kryetari i posaemëruar Mejdi Rexhepi pas marrjes së postit para delegatëve premtoi që do të angazhohet me tërë qenjën e tij për zhvillimin e sportit të tenisit në pikat që do të i përcaktojnë së bashku me bordin e ri të FTK-së.
          Pjesë e Bordit të ri të FTK-së me vota të delegatëve të pranishëm janë Shkelzen Domi dhe Jeton Hadërgjonaj si dy nënkryetarët e FTK-së. Antarët e rinjë të Bordit do të jenë edhe Florim Gashi, Dejan Zivic, Driton Latifi, Sead Jakupi, Ylber Shamolli. Kryetari Rexhepi ka të drejtë në përzgjedhjen edhe të tre antarëve të bordit sipas statutit të FTK-së.