Shqip English

Kosova feston Ditën Ndërkombëtare të Tenisit


Kosova feston Ditën Ndërkombëtare të Tenisit

05 March 2013

4 Marsi në mbarë botën njihet si Dita Ndërkombëtare e Tenisit. Në pritje te kesaj dite te madhe ,klube te ndryshme evropiane dhe boterore te tenisit kanë zhvilluar aktivitetet e tyre per te shenuar kete date te rendesishme. KT Peja diten e diel e filloi me nje tubim te jashtezakonshem ku ne sheshin e qytetit afro 50 fëmijë të moshave te ndryshme shenuan Diten Nderkombetare te Tenisit. Ne kete aktivitetet qe u mbeshtet nga Federata e Tenisit e Kosoves dhe Komuna e Pejes moren pjese femije nga Peja,Prishtina, Gjakova dhe qytete tjera ku te gjithe ata kaluan kohe te jashtezakonshme duke i treguar shkathtesite e tyre ne kete sport ne qender te qytetit qe konsiderohet si nje lloj senzacioni….. xena. Federata Nderkombetare e Tenisit, ITF ka inicuar Ditën Ndërkombëtare të Tenisit si një orvatje për të nxitur dhe për të rritur pjesëmarrjen e tenisit në mesin e lojtarëve të rinj rreth e rrotull globit. Në disa shtete të zhvilluara kjo datë do të shenohet me aktivitete te ndryshme e ngjarjet kryesore zhvillohen ne New York dhe Hong Kong. Krahas këtyre ngjarjeve, ITF ka inkurajuar të 210 shoqatat e saj kombëtare për të mbështetur Ditën Botërore të Tenisit me aktivitete te ndryshme. Aktivitete të tilla jane organizuar dhe pritet te organizohen edhe ne SHBA,Australi,Britani të Madhe,Republikën Çeke,etj etj.