Shqip English

Kosova - Algjeria 1:2


Kosova - Algjeria 1:2

19 April 2018

Tenistet e Kosovës u mposhtën kundër Algjerisë.
Për shkak të lëndimit, Liridona Muratit iu desht ta dorëzonte meçin kundër Yassemine Boudjadi ende pa u përfunduar seti i parë.

Në meçin e dytë Arlinda Rushiti dominoi plotësisht kundër Amira Benaissa-s. Kjo e fundit u tërhoq në setin e dytë deri sa Arlinda jonë ishte në avantazh prej 6:3 dhe 4:0.

Gjithçka sërish duhej të vendosej nga meçi në çifte, ku Arlinda u shoqërua nga 15-vjeçarja Blearta Ukëhaxhaj. Pas një beteje me përplot emocione, tenistet e Kosovës nuk ia dolën të fitojnë kundrejt vashave të një shteti me historik shumë më të gjatë në sportin e tenisit.

Tenistet e Kosovës, me një fitore dhe tri humbje të përgjithshme, përfundojnë në vendin e katërt në grup. Pas një dite pushimi, Kosovaret do të përballen në barazh për vendin e 7-të të përgjithshëm të Grupit III për Evropë dhe Afrikë.