Shqip English

Kampionati Ekipor i Kosovës - Prizreni finalist i pare


Kampionati Ekipor i Kosovës - Prizreni finalist i pare

06 November 2017

Prizreni është finalist i parë i Kampionatit të nëntë ekipor të Kosovës në tenis. Tenistët prizrenas me lehtësi mposhtën Trepçën nga Mitrovica me rezultat 4-0.
          Ekipi i Prizrenit e arsyetoi epitetin e favoritit apsolut në këtë takim. Ishte Zahir Rama që e solli fitorën e parë për ekipin prizrenas duke e mposhtur Elmir Isufin me rezultat 6-0, 6-1. Tenisti nr.2 në Kosovë,  Burim Bytyqi fitoi ndaj Burim Çitakut me rezultat 6-2, 6-3. Fitorën Prizrenit ia siguroi talenti 17 vjeqar Muhamed Zulji që ishte i pamësirshëm ndaj Besar Selmanit që e mposhti 6-0, 6-0.
          Në duelin e çifteve Burim Bytyqi dhe Naim Shehu ishin më të mirë se Burim Çitaku dhe Elmir Isufi me rezultat 6-1, 7-6.
          Prizreni në finale do të takohet me fituesin e duelit të dy ekipeve nga kryeqyteti. Më 11 nëntor takohen Rilindja dhe Prishtina.
Prizreni është shpallur katër herë kampion ekipor i Kosovës gjersa Prishtina ka tre tituj kampioni.
Rezultatet
Burim Bytyqi vs Burim Çitaku 6-2, 6-3
Zahir Rama vs Elmir Isufi 6-0, 6-1
Muhamed Zulji vs Besar Selmani 6-0, 6-0
Burim Bytyqi   Burim Çitaku
Naim Shehu vs Elmir Isufi       6-1, 7-6