Shqip English

Ka pefunduar turneu “Top Reklama Kids 2019”


Ka pefunduar turneu “Top Reklama Kids 2019”

13 October 2019

13 Tetor 2019

Ka pefunduar turneu “Top Reklama Kids 2019” organizuar nga K.T Peja per gruomoshat ROG, garat e se ciles u zhvilluan dje dhe sot ne fushat e tenisit “Enes Nallbani”.

Ne grupmoshen red tek vajzat vendin e pare e zuri Morea Dreshaj kunder Buna çavdarbasha me rezultat 7:1 7:3, ndersa tek djemte Heron Ajeti doli fitues kunder tenistit Shend Hoxha 7-3 0-7 7/3.

Ne grupmoshen Orange ne konkurencen e vajzave Jona Shabani shenoi fitore kunder Eda Prekiqit duke zene vendin e pare, ndersa tek konkurrenca djem Mal Karakashi zuri vendin e pare kunder tenistit Lan Broqi.

Liza Lika dhe Ervin Doli jane fitues te kategorise green. Ne konkurencen e vajzave Liza Lika shenoi fitore ndaj Mei Hasanaj me 4:0 dhe 4:1 ne geme ndersa ne konkurencen e meshkujve Ervin Doli ne finale ishte me i mire se Sufjan Baruti me rezultat 4:1 dhe 5:4.