Shqip English

Hrvoje Zmajic, Drejtor për Zhvillimin e Tenisit në Europë viziton Kosovën


Hrvoje Zmajic, Drejtor për Zhvillimin e Tenisit në Europë viziton Kosovën

11 December 2017

Drejtori për Zhvillimin e Tenisit në Europë pranë Federatës Botërore të Tenisit (ITF), Hrvoje Zmajic më 13 dhjetor 2017 do të qëndroj për vizitë nje ditore në Kosovë.
Zmajic do të ketë takime me zyrtarët e lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ministrisë së Sportit dhe Komunës së Prishtinës.
Qëllimi i ardhjës në Kosovë është vazhdimi i përkrahjes së institucioneve tona për sportin e tenisit.
Përveq falemnderimit të Komunës së Prishtinës për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Tenisit, dhe Ministrisë së Sportit për përkrahjen financiare për ndërtimin e këtij projekti, Zmajic do të kërkoj nga institucionet që punët në ndërtimin e Qendrës Nacionale, që do të përkrahet financiarisht edhe nga ITF, të zhvillohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe me mbikëqyrje të vazhdueshme nga Federata e Tenisit të Kosovës në mënyrë që projekti të i përmush kriteret e duhura.
Hrvoje Zmajic që vjen nga Kroacia njihet si mik i madh dhe përkrahës i tenisit kosovar.