Shqip English

Gurash Hasani triumfon në “Dielli Teb Open”


06 June 2010

Gurash Hasani doli fitues i turneut të 9-të me rradhë “Dielli Open” që u mbajt nën organizim të klubi të tenisit DielliX në terenet e tenisit Nic Holding në fshatin Muzakaj. Gurashi në një finale të fortë ishte më i mirë se tenist i klubit Prishtina, Granit Bajraliu me rezultat 6:4, 6:7, 6:2. 21 vjeqari nga Prizreni që karrierën e tenisit është duke e vazhduar në Franfurt të Gjermanisë, e ngriti për herë të parë trofeun e vetëm që i mungonte ne karrierën e tij të deritashme në tenis. Gurashi u shpërblye me 400 euro për triumfin në finale derisa sponzor të turneut ishin: Teb Banka, Aeroporti i Prishtinës, Nic Holding etj. Sponzor medial ishte RTK që e transmetoi direkt takimin final.