Shqip English

Granit Bajraliu fitues i turneut ne Tirane “Sigma Open”


Granit Bajraliu fitues i turneut ne Tirane “Sigma Open”

08 May 2017

Finalet e turneut “Sigma Open” u zhvilluan në datat 05-07 Maj 2017 në ambjentet e National Sport Park në Tiranë. Në turne morën pjesë mbi 50 tenistë nga Klube dhe Shoqata Tenisi të vendit si dhe tenistë nga Kosova. Në finale dolën tenistët Granit Bajraliu nga Kosova dhe Mario Zili i Tenis Tiranes. Finalja u shoqërua nga një rivalitet i madh dhe ne fund fitues doli tenisti nga Kosova Granit Bajraliu me rezultatin e ngushte 2 me 1 ( 4:6, 6:2, 7:6 ).
Në ceremoninë e mbylljes ishin të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit dhe Administratori i National Sport Park, z. Ferdinand Sulo si dhe Presidenti i Federates se Tenisit te Kosoves z. Mejdi Rexhepi të cilët dorëzuan përveç kupave dhe medaljeve, edhe çmimin 250 Euro për vendin e parë dhe 150 Euro për fituesin e vendit të dytë.