Shqip English

Finalja e Kampionatit Ekipor, Prizreni vs Prishtina, te dielen nga ora 10:00 ne Sesahr (Prizren)


Finalja e Kampionatit Ekipor, Prizreni vs Prishtina, te dielen nga ora 10:00 ne Sesahr (Prizren)

07 November 2016

Finalja e Kampionatit Ekipor të Kosovës në tenis në mes të Prizrenit dhe Prishtinës do të luhet të dielen në Prizren. Do të jetë kjo përballje e dy klubeve më të mira të tenisit në Kosovë që do të garojnë për titullin e klubit më të mirë në konkurrencën ekipore. Takimi zhvillohet të dielen më 13 nëntor 2016 në Prizren, në terenin e mbyllur të klubit Sesahr dhe fillon në ora 10:00.
Loja zhvillohet sipas rregullave të Davis Cup ku zhvillohen katër takime individuale dhe një takim i çifteve. Për tu shpallur kampion ekipi fitues duhet të shënoj tre fitore. Ekipet finaliste kanë të drejtën e përforcimit me nga nje tenist që nuk është shtetas i Kosovës.
Ky është kampionati i tetë ekipor i Kosovës në tenis që mbahet rregullisht pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Kampioni aktual eshte K.T. Prizreni.