Shqip English

Federata e Tenisit shpall më të mirët


12 January 2012

Gurash Hasani dhe Fiona Polloshka më të mirët. Gurash Hasani nga klubi i tenisit Prizreni është shpallur tenisti më i mirë në Kosovë i vitit 2011. Kështu vendosi Bordi i FTK-së sipas kritereve ku përfshihen rezultatet e turneve që u zhvilluan në Kosovë dhe turneve ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit. Fiona Polloshka e klubit Sporek nga Gjakova është shpallur tenistja më e mirë e vitit. Fiona këtë e arriti në saje të rezultateve të arritura në turnet e organizuara në Kosovë. Ndër laureatët tjerë të vitit 2011 të shpallur nga FTK janë: Juniori më i mirë u vlerësua Art Grubi i klubit Prishtina. Arbitri më i mirë Arzen Rifati Menaxheri më i suksesshëm Driton Latifi Trajneri më i mirë Jeton Hadërgjonaj Klubi më i mirë i vitit 2011 u shpall klubi i tenisit Peja. Ky klub u riaktivizua pas një periudhe disa vjeqare dhe në saje të punës së trajnerëve si Rifat Kasapolli dhe Kreshnik Arifi tuboi në rradhët e veta një numër të madh të fëmijëve që janë duke treguar suksese në kategoritë e reja. Pikërisht kategoritë e reja dhe puna e bërë nëpër klube më këto kategori u vlerësuan si suksesi më i madh i FTK-së nga të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur në shpalljen e më të mirëve të vitit 2011. Për të i motivuar fëmijët për punë të mëtejme federata e tenisit vlerësoi me mirënjohje shpresat e tenisit kosovar në kategoritë e reja. Arba Gjikolli nga Peja dhe Diell Mehmeti i klubit Dielli u shpallën shpresat e vitit deri në moshën 8 vjeqare Marigona Gërxhaliu e klubit Trepça nga Mitrovica dhe Dion Kajdomçaj nga Prishtina si shpresa të vitit deri në moshën 10 vjeqare Anita Jovanovic dhe Aleksa Dimitrijevic të dy nga Graçanica u shpallën si shpresa të vitit deri në moshën 12 vjeqare Pas shpalljes u mbajt edhe Kuvendi i Punës i FTK-së ku u prezentuan raporti i punës dhe raporti financiar i vitit të kaluar si dhe u caktuan prioritetet për vitin 2012. Kryetari i FTK-së Shkelzen Domi e vlerësoi të suksesshëm vitin e kaluar e sidomos punën me të rinjë. Ai shtoi që këtë vit do të punojmë më shumë në ngritjen e infrastrukturës dhe rritjen e numrit të terenve të tenisit ku presim shumë nga bashkëpunimi me Ministrinë e Kulturës, Rininsë dhe të Sporteve si dhe me komunat përkatëse. Ne do të vazhdojmë përpjektet tona për ndërkombtarizim të tenisit që është njëri ndër problemet kryesore të zhvillimit të tenisit në Kosovë. Kryetari Domi falemnderoi dhe ndau mirënjohje edhe për disa individ dhe kompani që ndihmuan zhvillimin e tenisit gjatë vitit të kaluar e sidomos Departamentin e Sporteve të Kosovës që mbetet edhe përkrahësi më i madh i federatës në zhvillimin e sportit të tenisit në Kosovë.