Shqip English

Federata e Tenisit organizon seminar për përgaditjen mentale në tenis me Igor Saric nga Kroacia


Federata e Tenisit organizon seminar për përgaditjen mentale në tenis me Igor Saric nga Kroacia

24 September 2017

Në vazhdimësi të ndritjes së zhvillimit të trajnerëve dhe të ngritjes së cilësisë së tenisit në Kosovë Federata e Tenisit më 29, 30 Shtator dhe 1 tetor 2017 në Prishtinë,  organizon seminarin për përgaditjen mentale në tenis.
Ligjerues do jetë Igor Sharic nga Kroacia,  i cili për 15 vite ishte lojtar profesionist i tenisit dhe anëtar i përfaqësueses së Kroacisë në Davis Cup.  Ishte edhe trajner i tenisit duke punuar me një numër të madh të tenistëve elitar. Ka diplomuar në Zagreb në fakultetin e Kineziologjisë.
Sharic është autor i librit “Çdo gjë është e mundur” që është libër për optimizmin dhe motivimin e tenistëve dhe trajnerëve e bazuar në eksperiencën e lojtarëve dhe trajnerëve të mëdhenjë.
Përgaditja mentale e sportistëve është aspekti më i rëndësishëm i zhvillimit të sportit kulminant, që fatëkeqësisht te ne në Kosovë nuk është duke patur rëndësinë e duhur. Një trajner i njohur i tenisit ka thënë që “edhepse përgaditje fizike dhe tekniko-taktike është shumë e rëndësishme në fund dallimin e sportistëve kulminant e bënë përgaditje psiqike është 80-85% faktor për arritjen e rezultateve kulminante”.

Temat e seminarit:
E premte: Hyrje në trajnimin mendor, koncentrimi, vizualizimi dhe motivimi
E shtunë: Vetebesimi, kontrolla e emocioneve, presioni dhe ritualet
E diel: Përvoja e Davis Cup, luajtja në zonë, relaksimi progresiv dhe trajnimi autogjen