Shqip English

Është mbyllur zyrtarisht kalendari zyrtar i garave i Federatës së Tenisit të Kosovës


03 November 2018

Kalendari zyrtar i garave i Federatës së Tenisit të Kosovës për 2018 është përmbyllur fundjavën e shkuar. Kalendari për vitin 2018 u mbyll zyrtarisht edhe nga Bordi Ekzekutiv i Federatës në mbledhjen e mbajtur më 1 nëntor.

Garat dhe turnetë e tenisit mund të mbahen edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, por ato nuk do të trajtohen si zyrtare.

Gjatë 2018-s gjithsej janë mbajtur 52 turne për grupmosha të ndryshme, ndërsa ishin planifikuar 53 sosh.

Më së shumti janë mbajtur turne të grupmoshave “Kuq” dhe “Portokall”, nga 10. Pasuan turnetë “Gjelbër” me 9, dhe ato “U14” me 6.

Më së shumti u mbajtën nga K.T. Rilindja - gjithsej 17 sosh, pasuar nga K.T. Peja me 9 dhe K.T. Prishtina me 7.

Gjithsej në turnetë e organizuar nën ombrellën e FTK-së morën pjesë 250 lojtarë, ku 222 prej tyre ishin nga Kosova, 12 nga Shqipëria, 5 nga Maqedonia dhe 11 të tjerë.