Shqip English

Diar Ymeri dhe Andra Byci jane fitues te turneut Peja ROG Open 2019 ne kategorine green


Diar Ymeri dhe Andra Byci jane fitues te turneut Peja ROG Open 2019 ne kategorine green

12 May 2019

12 maj 2019

Diar Ymeri dhe Andra Byci jane fitues te turneut Peja ROG Open 2019 ne kategorine green.

Pas meçeve në grupe në sistem round robin në gjysëmfinale te meshkujt Diar Ymeri shënoi fitore ndaj Yll Smakollit me rezultat 4-2 ndërsa në gjysëmfinalen tjetër Ervin Doli mposhti Unik Ranadanin me rezultat 4-1.

Në finale Diar Ymeri ishte më i mirë se Ervin Doli ndaj të cilit triumfoi me 4-2 dhe 4-2 në geme. Në konkurencën e vajzave në gjysëmfinalen e parë Andra Byci mposhti Tiara Berishën me 4-2 në geme ndërsa në gjysëmfinalen e dytë Liza Lika shënoi fitore ndaj Rea Gojanit me rezultat 4-0.

Meçi final te vajzat ishte shumë interesant dhe dramatik ku për një nuancë me e mirë ishte Andra Byci pas 2 tie/break shënoi fitore ndaj Liza Likës. Ishte 5-4 (5) , 5-4 (5) rezultati i finales te vajzat.