Shqip English

Çertifikohen dhjetëra administratorë të Federatës së Tenisit të Kosovës


Çertifikohen dhjetëra administratorë të Federatës së Tenisit të Kosovës

25 March 2018

Dhjetëra administratorë të Federatës së Tenisit të Kosovës (FTK) dhe klubeve të këtij sporti, anëtarë të Bordit të FTK-së, trajnerë e lojtarë, janë çertifikuar të dielën nga Komiteti Olimpik i Kosovës pas vijimit me sukses të kursit bazik për administratorë të sportit.
Pjesëmarrësit për tri ditë radhazi në Hotel Sirius në Prishtinë, morën njohuri të realizimit të planit strategjik, menaxhimit etj.
Ata vlerësuan lart vijimin e kursit, kurse pjesëmarrës ishin edhe emra të njohur të tenisit kosovar: si Arben Islami, përzgjedhës, Granit Bajraliu, etj.
Atyre u ligjëruan: Besim Hasani, drejtor i programit për kurse/SO-KON, Ibër Alaj, MEMOS 19, SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka, drejtoreshë e kursit kombëtar, IOC-OS, kurse i ftuar ishte dhe: Fitim Arifi, menaxher në Departamentin e Sportit në MKRS.
Përfaqësuesit e FTK-së, patën rastin të njihen për së afërmi edhe me përfitimet nga Ligji për Sponsorizime dhe Rregullorja që përcakton kriteret dhe procedurat, si dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport. Në këtë temë, ligjërues ishte sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, i cili është njëri nga hartuesit e kësaj Rregullore.
Kurset bazike për administratorë të sportit mbështetën nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ndërsa falë mbështetjes së tyre, KOK-u vetëm vitin e kaluar organizoi 14 kurse të tilla për federata të ndryshme, kurse ky kurs ishte i pari për vitin 2018.
Per foto KLIKO KETU