Shqip English

Ansambleja Vjetore e Tennis Europe, Sochi-Russia


Ansambleja Vjetore e Tennis Europe, Sochi-Russia

25 March 2017

  Më 23-26.03.2017 nenkryetari Jeton Hadergjonaj ka marre pjes në Ansamblenë vjetore të Tennis Europe ne Sochi, Rusi.
          Ne AGM ka pasur Workshop (punëtori) për Menaxhim dhe Zhvillim ku morrën pjesë vendet në zhvillim që nga Kosova, Moldavia, Bosnja, Latvia, Qipro, Belorusia, Armenia, Lituanina etj, se bashku me oficerët për Zhvillim si Hrvoje Zmajic, Lucciana Fodde dhe francezi që ishte zgjedhur vitin e kaluar në ITF për zhvillim (ngjarje dhe infrastrukturë). Këtu u fol për disa ndryshime në sistemin e aplikimit të federatave për grante për zhvillim dhe infrastrukturë. Ne si Kosovë kemi të drejtë të aplikojmë në të gjitha fazat e granteve pasi që jemi shtet i ri dhe i pazhvilluar në tenis. 1 grant për National Teams U12 dhe U14 veq se e kemi marrë në shumë prej 11.000 dollarësh dhe kësti i parë i kësaj shume që do të ndahet edhe për pagesën e National Coach dhe për ndihmësit e tij si dhe për udhëtimet e teniserëve do të bie me 1 korrik 2017.
          Me 24.03.2017 paradite secili shtet ka pasur të prezentoj punën e tyre në Workshop, qashtu qe edhe Kosova e ka pas prezentimin e vet.
          Më 24.03.2017 në ora 13.30 ka fillu zyrtarisht AGM që ishte njëkohësisht edhe Ansamble Zgjedhore për Kryetarin e ri të Tennis Europe dhe për bordin e ri të saj. Kjo ishte edhe hera e parë që Kosova të ketë mundësinë të votoj që ishte poashtu një ndjenjë e veqantë.
          Më 25.03.2016 filloj zgjedhja e kryetarit të ri dhe bordit. Vladimir Dmitriev nga Rusia u shpall kryetar i ri i Tennis Europe.
          Bordi u ri i Tennis Europe e ka kete perberje:

Luisanna Fodde (ITA)*
Allar Hint (EST)
Christiane Jolissaint (SUI)
Ivo Kaderka (CZE)
David Rawlinson (GBR)
Attila Richter (HUN)*
Eva-Maria Schneider (GER)
Evgeniy Zukin (UKR)
Olli Mäenpää (Chief Executive Officer)

Gjatë AGM u bë edhe ndarja e shpërblimeve të Tennis Europe për kontribute të jashtëzakonshme në tenis ku Shkelzen Domi u shpërblue për punën e tij si kryetar i FTK ne vitet 2009-2016. Gjatë marrjes së shpërblimit u theksua se ky shpërblim vjen për shkak të punës së Domit për antarësimin e FTK në Tennis Europe dhe ITF dhe ngase FTK është shpallur si federata me transparente në mesin e 35 federatave sportive në Kosovë si dhe si shembull për organizim dhe menaxhim.
Fotot mund ti gjeni “ketu