Shqip English

Annual General Meeting 2014 - Tennis Europe


Annual General Meeting 2014 - Tennis Europe

28 March 2014

Federata e Tenisit të Kosovës nuk u pranua në Federatën Europiane të Tenisit pasi që nuk u arritën 2/3 e votave të delegatëve në Ansamblene vjetore që u mbajt në Sofje të Bullgarisë nga 27-30 mars.
Delegatët e 49 shteteve anëtare votuan për kerkeswn per pranim me të drejta të kushtëzuara të Federatës së Tenisit të Kosovës në Tennis Europe. 33 delegatë votuan pro, 20 ishin kundër, gjersa 15 delegatë abstenuan. Vetëm 2 vota pro i munguan FTK-së për tu bërë anëtare e kësaj organizate.
Në këtë Ansamble si vëzhgues morrën pjesë edhe delegatët nga Kosova, Shkelzen Domi, kryetar i FTK-së dhe Jeton Hadërgjonaj nënkryetar.
Përkundër disponimit shumë pozitiv të shumicës së antarëve të bordit të Federatës Botërore dhe asaj Europiane të tenisit si dhe të shumicës së delegatëve për punën në zhvillimin e sportit të tenisit në Kosovë, për fat të keq Federata e Tenisit të Sërbisë me ndihmës nga Rusia dhe vendeve mike të tyre vazhdojnë të jenë kundërshtarë të pranimit të FTK-së.
Vitin e kaluar në Estoni, FTK për herë të parë hyri në votim për tu pranuar, por me 26 vota pro, 25 kundër dhe 11 abtenime nuk kishte arritur të fitoj 2/3 e votave të nevojshme. Atëbotë Kosovës nuk i ishte dhënë mundësia për të sqaruar para delegatëve arsyet e kërkesës për pranim. FTK ishte ankuar në institucioniet më të larta vendore dhe ndërkombëtare për mosdhënjes së fjalës në Ansamble dhe për moslejimin mbi 20 vjeqar të tenistëve kosovar që të marrin pjesë në turnet zyrtare të tenisi.
Ky presion kishte dal të jetë i suksesshëm dhe në tetor të vitit të kaluar tenistëve nga Kosova i lejohet për herë të parë të marrin pjesë në turnet individuale por me flamur të Federatës Botërore të Tenisit (ITF). Poashtu, kryetari Domi pati rastin që para delegatëve të mbaj një prezentim për punën e FTK-së dhe arsyetimin e kërkesës për pranim. Pas fjalimit të tij fjalën e mori ish-tenisti i njohur, Slobodan Zivojinovic nga Federata e Tenisit të Sërbisë i cili kërkoi nga delegatët që të votojnë kundër pranimit të Kosovës
FTK mund të shpresoj në pranim në Ansamblenë e rradhës vjetore që do të mbahet në Lozanë të Zvicrës në fund të muajit mars 2015.

Fotot KLIKO