Shqip English

Aja Broqi dhe Jon Jakupi fitues te Masters U14


Aja Broqi dhe Jon Jakupi fitues te Masters U14

27 October 2019

27 Tetor 2019

Ne turneun përmbyllës te fund vitit per moshën U14, sot ne fushat e klubit te tenisit Rilindja ne Prishtine u mbajtën dy ndeshjet qe do ta përcaktonin edhe Kampionin e Kosovës per vitin 2019.

Te dy perballjet ishin me shume kthime te rezultateve mirëpo tek femrat megjithate ne fund Aja Broqi nga Peja ishte me e sakte ne momentet kyqe te lojës dhe arriti te fitoi me rezultatin 6:2 6:3 kundeshtaren e saj Forta Morina nga Prishtina.

Nderkaq tek meshkujt Drinor Shamolli pati 3 meçë pointa te cilat nuk arriti ti konkretizoi dhe Jon Jakupi shfrytëzoi rastin te rikthehet dhe shënoi fitore me rezultatin 2:1 me sete.

Ne javën e ardhshme me 01-03 nentor do te vazhdojnë garat Masters per grupmoshen U12.