Shqip English

K.T. Rilindja - Prishtine


Klubi dhe Shkolla e Tenisit “Rilindja” në Kosovë ekziston që nga Shtatori i vitit 2009 dhe gjendet tek Parku i Taukbashqes në Prishtinë. Aktivitetet mbahen në tre fusha të tenisit të shtruara me zallë, dy nga të cilat janë fusha për të rritur dhe një fushë për fëmijët deri në 8 vjeç. Brenda objektit gjendet edhe Shtepia e Klubit (Club House). Që nga Janari 2012 klubi ka siguruar edhe një fushë të tipit të mbyllur (https://www.youtube.com/watch?v=rAEEoNs7Vaw). Qëllimi kryesor i Shkollës dhe Klubit është trajnimi dhe edukimi i fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare.
Brenda klubit është plotësisht e integruar Shkolla e Tenisit Hyda Banjska (Tennisschule Hyda Banjska) me degët e saj në Munih dhe Prishtinë ku janë të angazhuar tre trajnerë. Bashkëpunim të ndërsjellë me shkollën gjermane 1. SC Gröbenzell München. Si rrjedhojë, në vitin 2011 Klubi i Tenisit “Rilindja” dërgoi dy fëmijë në Munih që të marrin pjesë në turniret e organizuara atje. Në vitin 2012 ky numër u rrit dhe shkoi në katër fëmijë. Shumë fëmijë të kësaj shkolle tenisi kanë fituar turne vendore dhe një turne në nivel ndërkombëtar.   
Për më shumë detaje,
Gramos Banjska gramos@tennis-rilindja.com 044 271 594