Shqip English

K.T. Prizreni


Tenisi në Prizren për herë të parë u luajtë gjatë viteve të 80-ta. Por ato ishin më shumë aventura individësh. Më seriozisht filloj të luhej në vitin 1993 kur disa të rinjë në oborrin e shkollës fillore “Mati Logoreci” goditnin topin e tenisit pa pasur as më të voglën ide se mu nga aty do të vihen bazat e klubit. Ata nuk kishin pajisje komplete, nuk kishin rrjetë tenisi origjinale por me një rrjetë të improvizuar, dimensionet e terenit as që i dinin. Terenin e vizatonin me tjegulla. Armend Shalqini, Edis Kabashi, Jeton Hadergjonaj, Arben dhe Gjeni Mashkulli, Zija Krusha, Rioll Deva, Valbon Ajazaj, Naim Shehu etj, ishin ata që e filluan tenisin në Prizren. Dy nga ata, Naimi dhe Jetoni vendosën të investojnë në tenis. Ata në vitin 1996 e hapën terenin e parë të tenisit dhe e formuan klubin e tenisit “Ëimbledon”. E quajtën kështu sepse mu në ditën e hapjes së klubit fillonte edhe turneu me të njejtin emër. Tenisi si sport atraktiv zgjoi interesim të madh ndër prizrenasit. Që në fillim filloj së funsionuari shkolla e tenisit me afro 40 fëmijë të të gjitha moshave dhe etnive. Nga kjo shkollë e tenisit dolën edhe shumë talentë dhe kampion të Kosovës në tenis. Si Agim Bajraktari që shumë vite ishte juniori më i mirë në Kosovë, si dhe tenisti më i mirë i Kosovës gjatë viteve 2001-2004, pastaj Zahir Rama pjesëtar i nacionalitetit boshnjak që ishte juniori nr. 2 në Kosovë. Pas tyre vjen Gurash Hasani që ka fituar shumë turne tenisi në Kosovë. Gurashi afro 5 vite ushtron tenis në Gjermani. 18 vjeqari Durim Morina është 5 vite tenisti më i mirë në Kosovë ndër juniorë. Ai ka fituar rradhazi 22 turne në konkurencën e juniorëve. Klubi i tenisit “Ëimbledon” disa here eshte shpallur si klubi më i mirë ne Kosove.Tenistët e këtij klubi kanë treguar sukses duke fituar disa turne tenisi edhe nëpër vende tjera të rajonit. Klubi ka dy trajnerë me licensa ndërkombtare PTR (Proffesional Tennis Registry). Ka dy terene të tenisit që gjenden në pronën private dhe që nuk i plotësojnë kushtet për turne ndërkombtare. Gjatë dimrit tennistët pushojnë në mungesë të tereneve të mbyllura. Klubi i tenisit në prag të pranimit të tenistëve kosovarë në arenën ndërkombtare ka hartuar një projekt për ndërtimin e 6 terenve të tenisit, prej tyre 2 terene të mbuluara. Nga ky projekt mjaft atraktiv klubi i tenisit do të përfitonte në masovizim si dhe ne kualitet. Poashtu edhe puna nuk do të ndërpritej për shkak të motit. Ndërsa, qyteti i Prizrenit dhe Kosova do të përfitonin infrastrukturë moderne sportive.