Shqip English

Kosova per momentin numeron 14 klube te tenisit


Kosova per momentin numeron 13 klube te tenisit

Per te ditur me shume rreth tyre klikoni ne ndonjerin prej tyne:
1. K.T. Prishtina
2. K.T. DielliX - Prishtinë
3. K.T. Prizreni
4. K.T. Peja
5. K.T. Trepca - Mitrovice
6. K.T. Rilindja - Prishtine
7. K.T. Sporek - Gjakove
8. K.T. Gjilani 99
9. K.T. Rahoveci
10. T.K. Gracanica
11. T.K. Winners - Gracanica
12. T.K. Laki - Mitrovica Veriore
13. K.T. Drenica - Skenderaj
14. K.T. SESAHR USA - Prizren





K.T. Prishtina - Prishtinë


K.T. Prishtina - Prishtinë

Klubi është formuar më 27 Qershor 1992. Është klubi më i vjetër në Kosovë. Ka shum lojtarë të ranguar lartë në ranglistën kosovare, shkollën e tenisit dhe tre trainer me licencë ndërkombëtare.
Klubi i ka afro 230 antarë, 55% prej të cilëve janë të gjinisë femrore.
Fusha: 2 asfalt
Të mbuluar: asnjë
Lojtarët
Juniorë: 120
Seniorë dhe femra: 70
Veteran: 20
Internacional: 20-30
Kryetar: Dr.Agim Islami
Mob.044/182219
Mob. 044/ 123 647
Tel/Fax 038 512 888
E-mail: tennisnjeri@gmail.com





K.T. Prizreni


Tenisi në Prizren për herë të parë u luajtë gjatë viteve të 80-ta. Por ato ishin më shumë aventura individësh. Më seriozisht filloj të luhej në vitin 1993 kur disa të rinjë në oborrin e shkollës fillore “Mati Logoreci” goditnin topin e tenisit pa pasur as më të voglën ide se mu nga aty do të vihen bazat e klubit. Ata nuk kishin pajisje komplete, nuk kishin rrjetë tenisi origjinale por me një rrjetë të improvizuar, dimensionet e terenit as që i dinin. Terenin e vizatonin me tjegulla. Armend Shalqini, Edis Kabashi, Jeton Hadergjonaj, Arben dhe Gjeni Mashkulli, Zija Krusha, Rioll Deva, Valbon Ajazaj, Naim Shehu etj, ishin ata që e filluan tenisin në Prizren. Dy nga ata, Naimi dhe Jetoni vendosën të investojnë në tenis. Ata në vitin 1996 e hapën terenin e parë të tenisit dhe e formuan klubin e tenisit “Ëimbledon”. E quajtën kështu sepse mu në ditën e hapjes së klubit fillonte edhe turneu me të njejtin emër. Tenisi si sport atraktiv zgjoi interesim të madh ndër prizrenasit. Që në fillim filloj së funsionuari shkolla e tenisit me afro 40 fëmijë të të gjitha moshave dhe etnive. Nga kjo shkollë e tenisit dolën edhe shumë talentë dhe kampion të Kosovës në tenis. Si Agim Bajraktari që shumë vite ishte juniori më i mirë në Kosovë, si dhe tenisti më i mirë i Kosovës gjatë viteve 2001-2004, pastaj Zahir Rama pjesëtar i nacionalitetit boshnjak që ishte juniori nr. 2 në Kosovë. Pas tyre vjen Gurash Hasani që ka fituar shumë turne tenisi në Kosovë. Gurashi afro 5 vite ushtron tenis në Gjermani. 18 vjeqari Durim Morina është 5 vite tenisti më i mirë në Kosovë ndër juniorë. Ai ka fituar rradhazi 22 turne në konkurencën e juniorëve. Klubi i tenisit “Ëimbledon” disa here eshte shpallur si klubi më i mirë ne Kosove.Tenistët e këtij klubi kanë treguar sukses duke fituar disa turne tenisi edhe nëpër vende tjera të rajonit. Klubi ka dy trajnerë me licensa ndërkombtare PTR (Proffesional Tennis Registry). Ka dy terene të tenisit që gjenden në pronën private dhe që nuk i plotësojnë kushtet për turne ndërkombtare. Gjatë dimrit tennistët pushojnë në mungesë të tereneve të mbyllura. Klubi i tenisit në prag të pranimit të tenistëve kosovarë në arenën ndërkombtare ka hartuar një projekt për ndërtimin e 6 terenve të tenisit, prej tyre 2 terene të mbuluara. Nga ky projekt mjaft atraktiv klubi i tenisit do të përfitonte në masovizim si dhe ne kualitet. Poashtu edhe puna nuk do të ndërpritej për shkak të motit. Ndërsa, qyteti i Prizrenit dhe Kosova do të përfitonin infrastrukturë moderne sportive.





K.T. Peja


K.T. Peja

.





K.T. Trepca - Mitrovicë


Klubi i tennisit “TREPCA” u themelua me daten 15.08.2003. Themelusit e klubit jane: Burim Citaku, Labinot Rexha dhe Arbnor Gjaka.
Klubi ka kryesin me kite perberje:
Burim Citaku - Kryetar
Bajram Zeneli - Sekretar
Fadil Citaku - Arkatar
Ismet Ahmeti - Antar
Imer Kadriu - Antar
Isak Kadriu - Antar
Mentor Peci - Antar
Klubi i tennisit pergaditjet dhe ushtrimet i zhvillon ne palestren e vogel sportive Fatime Gjaka, klubi ka gjithsej 47 nxenes dhe nxense.
Treneri: Burim Citaku dhe ndihmes treneri Arbnor Gjaka.





K.T. Rilindja - Prishtine


Klubi dhe Shkolla e Tenisit “Rilindja” në Kosovë ekziston që nga Shtatori i vitit 2009 dhe gjendet tek Parku i Taukbashqes në Prishtinë. Aktivitetet mbahen në tre fusha të tenisit të shtruara me zallë, dy nga të cilat janë fusha për të rritur dhe një fushë për fëmijët deri në 8 vjeç. Brenda objektit gjendet edhe Shtepia e Klubit (Club House). Që nga Janari 2012 klubi ka siguruar edhe një fushë të tipit të mbyllur (https://www.youtube.com/watch?v=rAEEoNs7Vaw). Qëllimi kryesor i Shkollës dhe Klubit është trajnimi dhe edukimi i fëmijëve deri në moshën 14 vjeçare.
Brenda klubit është plotësisht e integruar Shkolla e Tenisit Hyda Banjska (Tennisschule Hyda Banjska) me degët e saj në Munih dhe Prishtinë ku janë të angazhuar tre trajnerë. Bashkëpunim të ndërsjellë me shkollën gjermane 1. SC Gröbenzell München. Si rrjedhojë, në vitin 2011 Klubi i Tenisit “Rilindja” dërgoi dy fëmijë në Munih që të marrin pjesë në turniret e organizuara atje. Në vitin 2012 ky numër u rrit dhe shkoi në katër fëmijë. Shumë fëmijë të kësaj shkolle tenisi kanë fituar turne vendore dhe një turne në nivel ndërkombëtar.   
Për më shumë detaje,
Gramos Banjska gramos@tennis-rilindja.com 044 271 594





K.T. Sporek - Gjakove


Sipas shenimeve per historin e tenisit, thuhet se tenisi ne Gjakov eshte lujatur qe ne vitet e 70 nga student te gjakoves qe kan studiuar ne Zagreb,si dhe ne vitete e 80 ne stadionin afer gjimnazit Hajdar Dushi.Mirpo shumica prej tyre kan qene entuziast dhe nuk ka qen si sport i organizuar ne menyre zyrtare. Vetem pas vitit 2000 me skatesisht me 17 Maj 2001 ka filluar zyrtarisht te luhet si sport ne Gjakov.Me iniciativ te Arsim Haxhishabanit,Gazmend Boshnjakut dhe Kujtim Rrahmanit eshte themeluar shkolla e par e tenisit e ashtuqujatur “Lori J ” dhe me vone zyrtarisht eshte regjistruar klubi prane federates ne kuader te shoqates per sport dhe reakreacion “SPOREK” dhe sote vazhdon ta ket ket emer. Ne fillim eshte lujatur ne kushte shume te veshtira ne oborrin e shkolles normale ne teren te asfaltuar dhe pa rrethoja,por interesimi i te rinjve ka qen shum i madh ku ne fillim kemi numeruar deri ne 60 te rinj te moshave te ndrryshme qe nga 8,12,14 dhe 18 vjeq.Qe ne fillim kemi punuar ne grupe sipas moshave te regjistruara ne klube,duke i pergatitur te rinjt sipas grup moshave,duke e shfrytezuar pervojen ton te mehershme ne sportin e tenisit.Ne keto grupe jane perfshir si femra ashtu edhe meshkuj,dhe ne fillim numri i vajzave ka qen me i madh se i meshkujve. Pasi kaluam nje sezon ne kete terren jo shum te pershtatshem,ushtrrimet filluam ti bejme ne terenet e TMK, ku kushtet ishin shum me te mira me teren me bare artificial, me permasa te fushes sipas parametrave dhe standarteve nderkombtare.Ketu duhet te permendim eprorin e TMK tash te ndjerin zotni.Enver Berisha per kontributin dhe mundesit qe na ofroj te zhvilloj aktivitetet e saja deri ne ditet e sotme. Sot ky sport zhvillohet ne dy drejtime njera me te vegjlit nga mosha 7-9 vjeqe si dhe 12-14 per me te rritur si shkolle e tenisit dhe ne anen tjeter per ata me talentet vazhdojn ushtrrimet ne klubin e tenisit “SPOREK” dhe zhvillojn gara ne kuader te federates se Kososves,te cilet disa prej te rinjve kane arritur suksese gjate viteve qe kan qen pjetar te keti klubi siq eshte Lorik Haxhishabani, Veton Krelani,Altin Topalli,Besar Vula etj mund te permenden edhe disa vajza siq kan qen Nertila Haxhishabani,Lenita Haxhikadrija etj Sot klubi vazhdon te punoj edhe pse me kushte jo te favorshme pasi kerkesat jan ne rritje qdo dit e me teper mirpo mungesa e mjeteve financiare si dhe mungesa e fushave tjera nuk e lejon qe ky sport te jet pjes e shum te rinjve te ketij qyteti duke i perfshir te gjitha moshat. Ne besojm se me forcimin e federates se tenisit dhe ne pranimin e saj ne federata nderkombtare te tenisit ky sport do te kete edhe suksese edhe me te medhaja duke investuar ne fusha te reja si dhe ne rritjen e nurmit te te rinjve qe deshirojin te zgjedhin kete sport si sport aktual me bashkkohor dhe te jen pjes e zhvillimeve nderkombtare ne tenis.





K.T. DielliX - Prishtinë


Themeluar më 09.07.1997, me iniciativë të Shkelzen Domit, Driton Latifit dhe Gëzim Mehmetit. Veprimtarinë e zhvillon në fushat e sportit pranë shkolles fillore “Ismajl Qemaili” në Prishtinë. Në orarin e garave është prezente me turneun tradicional “Dielli Open”, në konkurencen e seniorëve dhe “Dielli Kids”.
Klubi është anëtar i Federates së tenisit të Kosoves.
Kryetar: Driton Latifi
Nenkryetar: Gezim Mehmeti
Sekretar/antar bordi: Petrit Jakupi
Antar Bordi: Bekim Ramku
Antar Bordi: Shkumbin Hoxha
Antar Bordi: Vigan Hoxha
Antar Bordi: Visar Behramaj
Kontakti: 044/150-791, 044/152-039
e-mail: toni_lati@hotmail.com





K.T. Drenica - Skenderaj


Klubi i Tenisit Drenica numron 30 anëtar aktiv nga mosha 6-30 vjeç. Klubi jonë dmth. klubi i tenisit Drenica ka kete perberje. Fisnik Veliu - kryetar
Shemsi elezi - Zevendes kryetar
Arben Haliti - Sekretar
Jashar Veliu - Arkatar
Kreshnik Zeneli - Antar i bordit
Lumni Rama - Antar i bordit
Sadije Ruhani - Antare e bordit Keshilli mbikqyres: Miran Zeneli
Faruk Hoti
Mexhid Dobra





K.T. Rahoveci


.





T.K. Gracanica


.





T.K. Winners - Gracanica


.





T.K. Laki - Mitrovica Veriore


.





K.T. Gjilani 99


.





K.T. SESAHR USA - Prizren


K.T. SESAHR USA - Prizren